Burri shpëton nga vdekja pasi smartfoni e mbron nga një sulm me shigjetë

Një burrë ka pasur një aksident shumë afër me vdekjen pasi një tjetër njeri dyshohet se e ka sulmuar atë me një hark dhe shigjetë në Australi. Policia thotë se 43-vjeçari shkoi në pronën e tij në Nimbin, New South Wales, dje në mëngjes dhe vërejti një njeri që qëndronte jashtë me një hark dhe shigjetë.

Autoritetet shtuan: “Banori e morri telefonin e tij celular për të shkrepur një fotografi të personit të armatosur, i cili më pas e tërheqi harkun dhe e gjuajti shigjetën”. Pretendohet se kur burri gjuajti shigjetën drejt viktimës, shigjeta kaloi përmes telefonit celular duke shkaktuar që telefoni ta godiste viktimën në mjekërr. Goditja ishte aq e lehtë saqë nuk kërkonte trajtim mjekësor.

Credit: NSW Police

“Udhëheqësit nga Richmond Police District u thirrën dhe arrestuan një 39 vjeçar në vendngjarje. “Ai u dërgua në stacionin e policisë në Nimbin, ku ai u akuzua për sulmim të qëllimshëm për të kryer lëndim apo dhe vrasje./UrbanFM/